Princesha Beatrice është shtatzënë! Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht të martën dhe ajo dhe bashkëshorti i saj.

“Lartëmadhëria e saj mbretërore princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të kënaqur të njoftojnë se ata janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku në fillim të vitit të ri,” shkroi Buckingham Palace në X.
Çifti tashmë ka një vajzë trevjeçare, Sienna dhe Mozzi ka gjithashtu një djalë 8-vjeçar, Christopher Woolf, nga lidhja e tij e mëparshme me Dara Huang-un, me të cilën u nda në vitin 2018.