Palestra e sportit në Istog ka qenë shpesh herë temë diskutimi nga mediat në Kosovë.
Kjo për shkak se ky objekt sportiv ka nisur që prej 14 vitesh, derisa vetëm tani punimet janë pranë përfundimit, transmeton Infoline-News
Megjithatë, së fundmi janë parë pamje zhgënjyese nga kjo palestër.
Trajneri i basketbollit, Fikret Shatri ka shkruar se kjo palestër tashmë është zhytur në ujë shkaku i kulmit të vendosur keq të objektit.
Shkrimi i plotë i Shatrit në ‘Facebook’:
“Të bësh shaka me djersën e popullit. Parat për kulm të palestrës në Istog janë dhënë, ka vite, uji futet në sallë pa e penguar askush. Krimi që s’do ndëshkohet kurr”.