Futbollisti i Galatasarajit, Mauro Icardi dhe modelja Wanda Nara, para disa muajve i dhanë fund lidhjes së tyre.
Mirëpo, kjo duket se nuk ka qenë një ndarje definitive.
Përmes një storje në Instagram të modeles, shihen se Icardi dhe Wanda kanë drekuar dje së bashku.
Futbollisti u kthye në vendlindje për disa ditë, ku duket se arsyeja ka qenë sqarimi me Wandën.
Sulmuesi ka rishpërndarë foton e saj, duke e shoqëruar me disa emoji me zemra.
Duket se çifti e kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët, dhe faza depresive që po kalonte Icardi nga kjo ndarje ka përfunduar. /IndeksOnline/