Deputeti i AKR’së në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se i është lëshuar leja për të ateruar në Aeroportin Ndëkombëtar “Adem Jashari”.
Pacolli ka shkruar në Facebook se nuk ka pasur nevojë për inskenim lidhur me lejen e aterimit.
“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për “kërcënime”, ka shkruar ai.
Pacolli është shprehur se “gjithë kjo me bën të ndihëm i pasigurt në vendin tim”.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)