Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump më 20 janar.
Lajmin e ka bërë të ditur, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit.
“Për Presidentin Pacolli, marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë, dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Zyberaj.