Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth bukurive të vendit tonë, transmeton Infoline-News.
Ai përmes këtij statusi ka shprehur disa mendime të tij duke thënë se jeta njerëzore zhvillohet parallel me atë të natyrës dhe gjallesave të saj,
“Po vijne Ditet e bukura me diell e lule dhe po i mposhtin ditet e kqija, sipas ligjësisë së të mirës që triumfon mbi të keqen, ndonëse jo me lehtësi”, ka thënë Pacolli
Postimi i tij i plotë:
Jeta njerëzore zhvillohet paralel me atë të natyrës dhe gjallesave të saj. Madje ndjek ligjësitë e saj. Kjo ide mu shfaq ndërsa më vjen në mend një thënie e vjetër gjermane- “të bukura majat e Alpeve, por sa të vështira për tu ngjitur”!
Po vijne Ditet e bukura me diell e lule dhe po i mposhtin ditet e kqija, sipas ligjësisë së të mirës që triumfon mbi të keqen, ndonëse jo me lehtësi.. ..Ne fund duken majat e Sharrit; sa te bukura jane, por sa te veshtira per t’ i pushtuar!