Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Arifaj nga Deçani pas tragjedisë që ndodhi në Gjermani, ku humbën jetën dy vëllezër pasi u goditën nga treni. Pacolli tha se këtë mëngjes ndodhi ajo që s’guxon të ndodhë, një 13-vjeçar dhe një tjetër 17 u përplasën për vdekje nga treni.
Pacolli shtoi se kjo është një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë.
Postimi i plotë:
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin!