Pacienti sul’mon fizikisht mjekun në QKMF në Podujevë
Sindikata e QKMF-Podujevë thotë se dje është sul’muar fizikisht mjeku me inicialet A.B., në Emergjencën e QKMF-së në Podujevë. Sipas tyre, mjeku është sul’muar nga një pacient.
“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënu’eshme dhe të patole’rueshme, përderisa një akt i tillë i ulët siç është dh’una fizike kryhet në ambientin e punës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.
Në këtë situatë, kryesia e sindikatës pranë QKMF-Podujevë ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi.
Për rastin është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është hapur si “sul’m ndaj personit zyrtar”, teksa i dysh’uari ndodhet në arr’ati, ka njoftuar policia.
“SUL’M NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Podujevë, 20.03.2022-12:00. Vikt’ima mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte në vendin e punës është sul’muar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Vik’tima ka pranuar tretman mjekësorë. I dy’shuari gjendet në arr’ati”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.