Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.
Pasi sot Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, kanë nënshkruar marrëveshjen.
Balla ka publikuar pamje nga ceremonia e nënshkrimit, derisa tha se periudha e përfshirë është nga 1 maj deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.
“Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri, ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 Maj – 30 Shtator dhe 1 Nëntor – 28 Shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 Qershor deri në 30 Shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona“, tha Balla.