P/lagosje në Fushë Kosovë, Njësia Speciale del në vendin e ngjarjes
Pl/agosje në Fushë Kosovë, Njësia Speciale del në vendin e ngjarjes Një plagosje ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policë të Njësisë Speciale
Rastin p e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmet. AJo ka thënë se nga të dhënat fillestare një person ka mbetur i pl/agosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një pla/gosje me ar/me zj/arri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është pl/agosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti./