Policia e Kosovës sot ka pranuar një donacion me maska mbrojtëse nga OSBE. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar një donacion prej 1 mijë maskave mbrojtëse nga OSBE.
“Në këtë situatë pandemie, ky donacion prej maskave mbrojtëse i dhuruar nga OSBE për zyrtarët policor, është vlerësuar mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur, andaj Policia e Kosovës falënderon OSBE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.