Që nga dita e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Qeverisë për masat e reja shtesë për parandalimin e koronavirusit.
Që nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, masa këto që kufizojnë lëvizjen e lirë, shkruan lajmi.net.
Sipas vendimit, secili qytetar ka të drejtë të lëvizjes vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës dhe kjo do të bëhet në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.
Kurse, sa u përket operatorëve ekonomikë, orari do të jetë nga ora 06:00 deri në orën 24:00 për dyqanet, kurse furnizimi dhe shpërndarja do të qarkullojë pa ndërprerje.
Mirëpo, orari i lëvizjes do të ndryshojë çdo tre ditë dhe kjo është bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë.
Më poshtë keni fotografitë ku shpjegohet orari i lëvizjes së qytetarëve.