Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Botë»OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë
Botë

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

26. May 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 24 maj.

“Pandemia COVID-19 përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lidhje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, tha kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Jetëgjatësia globale ra në 1.8 vjet, përkatësisht në 71.4 vjet apo në nivelin e njëjtë sa ishte më 2012, u tha në studimin e kryer nga OBSH-ja.

Periudha kohore që mesatarisht një person mund të presë që të jetojë me shëndet të mirë ra në 1.5 vjet apo në 61.9 vjet më 2021 – niveli i njëjtë sa ishte më 2012.

Ndikimi i pandemisë te jetëgjatësia është edhe më i keq sesa gjetjet e një studimi të publikuar nga revista shkencore Lancet në janar, ku u tha se jetëgjatësia gjatë pandemisë ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e atij studimi deklaruan se COVID-19 kishte “më shumë ndikim” në jetëgjatësi sesa çdo ngjarje tjetër gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shifrat vënë në pah rëndësinë e një marrëveshjeje për sigurinë botërore gjatë pandemive, për të cilën po zhvillohen negociata në Gjenevë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të “forconte sigurinë botërore shëndetësore, por do të mbronte edhe investimet afatgjata në shëndetësi dhe do të promovonte barazinë në mesin e shteteve”.

Hulumtuesit e Lancet vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet janë shkaktuar qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL/

139

Covid19
Share. Facebook
Previous ArticleU skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meritoni
Next Article Shtatë ushqime të pasura me vitaminë B6

Related Posts

10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

3. June 2025

Përmbyset kamioni me 250 milionë bletë, bëhet thirrje për kujdes

31. May 2025

Panik në ajër: Pasagjeri përpiqet të hapë derën, aeroplani bën ulje emergjente

27. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.