Banorët në jug të Kalifornisë mbetën të habitur nga një pamje misterioze, ku disa objekte me vija ndriçuan qiellin gjatë natës.
‘Rripat’ e ndritshëm u vunë re rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës.
Përdoruesit në internet raportuan se e kishin parë atë në të gjithë rajonin, nga Temecula, qarku Orange, Los Angeles dhe më gjerë.
Shumë prej tyre madje morën guximin, të japin përgjigje për origjinën e dritave që ndriçuan qiellin në Kaliforni.
Disa spekulonin se është e mundur të ketë qenë meteor apo kometë, derisa tjerët pretendonin se bëhej fjalë për pasojat e shpërthimit të raketës Falcon 9 të SpaceX që u ngrit në qiell nga Vandenberg. /