Nxehtësia ekstreme ne Itali ka bërë që të nisin sugjerimet për mënyrën se si të përballohen temperaturat e larta që shpesh vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve, ku i është bërë edhe një krahasim me pandeminë e Covid-19.
Sindikatat italiane kërkojnë që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara, në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre.
Kjo emergjencë e temperaturave po vë në vështirësi sektorët e prodhimit, ku në pjesën më të madhe të rasteve e kanë të pamundur punë nga shtëpia, por edhe për ata sindikatat kanë kërkuar që të gjendjet një zgjidhje.