Lara Gut-Behrami është shpallur “Sporistja e vitit” në Zvicër nga “Sports Awards”.
Kjo është hera e tretë që nusja e Kosovës, pra e ish-futbollistit të njohur shqiptar, Valon Behrami shpallet më e mira në Zvicër.
Viti 2024 ishte i jashtëzakonshëm për Lara Gut-Behramin, e cila fitoi në tetë gara të Kupës së Botës. Ajo është numri një i Super-G.
Në moshën 33-vjeçare, Lara Gut-Behrami është në formën më të mirë të mundshme.