Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 14.36% të votave të ardhura përmes postës me përditësimin e fundit në faqen zyrtare që u bë mbrëmë në orën 23:25.
Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë 44.33 % të votave, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka 2520 vota.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55% të votave me postë, ndërsa kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka 1770 vota.
Në vend të tretë aktualisht qëndron koalicioni i AAK-së dhe Nismës me 9.68%, ndërsa kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka 539 vota. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka 154 vota.
E katërta është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, ka 365. Ndërkaq, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka marrë 169 vota.
KQZ mbrëmë tha se po vazhdon numërimi i votave me postë se procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.