Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin.
Teksa Heidi po hante, moderatori e pyeti atë ‘nëse ishte e lumtur për skenën që bëri’. Edhe pse ajo i thoshte që t’a linte të hante, ai sërish vazhdonte. Madje këtu ndërhyn edhe Françeska e cila i thotë ‘mos u streso’.
Më pas Murati i thotë se do t’i bëjë një pyetje, e në këto momente Baci largohet me lot në sy duke iu thënë: “Nuk ja dal dot, më falni”.