Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk ka gjasa të shpëtojë. Një burim pranë çiftit që ka folur ekskluzivisht për tabloidin “Page Six” ka shpjeguar se këngëtarja është e lënduar nga situata në të cilën ndodhet me bashkëshortin. Kjo media bën me dije se prioritet për të mbetet mirëqenia e fëmijëve të saj.
“Ajo dëshiron të kalojë një verë plot argëtim dhe të qeshura. Ajo tani po kujdeset për familjen e saj”, thonë burime për “Page Six”.
Së fundmi, Jennifer Lopez ka ironizuar aktorin në rrjetet sociale. Ylli i muzikës latine ka postuar një pjesë nga videoklipi që ka xhiruar në vitin 2021 për këngën “Cambia el Paso” dhe kjo është interpretuar nga fansat si një lëvizje që shënjestron partnerin e saj.
Çifti vijojnë të mbajnë unazat e martesës, siç ëshët vënë re edhe në daljet e fundit publike, por gjërat mes tyre duket se nuk kanë ndryshuar për mirë.