Rasti i Alejandra Marisa Rodriguez, po konsiderohet i rrallë.
Ajo po tregon se bukuria nuk njeh moshë.
60-vjeçarja ka arritur ta rrëmbejë kurorën e më të bukures së Buenos Airesit.
Rodriguez po konsiderohet si e para që e arrijnë këtë sukses me këtë moshë.
Tani, ajo po aspiron që të garojë edhe për më të bukurën e Argjentinës, më 25 maj.
Alejandra Marisa Rodriguez, ka dy profesione, juriste dhe gazetare.
Konkurrimi i saj u bë i mundur për shkak të rregulloreve të reja të organizatës ndërkombëtare, e cila vendosi të eliminonte kufirin e moshës.
Më parë, mosha ishte thelbësore dhe vetëm gratë midis 18 dhe 28 vjeç mund të merrnin pjesë.