Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, mbrëmjen e djeshme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo u martua me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, në një ceremoni të mahnitshme në Prishtinë.
Të ftuar qenë shumë figura publike të fushave të ndryshme, e për të pati persona që erdhën enkas nga jashtë trojeve shqiptare.
E ftuar speciale ishte edhe nëna e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Orës, psikiatrja Vera Ora.