Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që do të realizojë në mënyrë efektive dhe të plotë kalimin nga veturat me motor me djegie të brendshme në vetura me motor elektrik në tregun e automjeteve të reja, shkruan CNBC.
Pavarësisht se ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, vendi nordik prej kohësh është lider botëror në transportin e gjelbër.
Më konkretisht, shitjet e automjeteve elektrike u rritën nga 1 për qind në vitin 2010 në 88.9 për qind vitin e kaluar. Ky trend nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.
Sipas të dhënave zyrtare, automjetet elektrike kanë përbërë 96 për qind të shitjeve të reja që nga fillimi i këtij viti.