Nora Istrefi dhe Bruno Pollogati kanë tashmë gati hitin e ri të kësaj vere.
Pritjes do t’i vijë fundi më 24 maj, teksa kënga është lajmëruar të lansohet në ora 17:00.
“M’ke mungu” është kënga që ka sjellur për herë të parë në bashkëpunim dyshen.
Pa ndarë shumë detaje lidhur me realizimin e këngës, përveç se është prodhim i Max Production, Nora megjithatë ka publikuar një sekuencë të këngës, ku duket rrezatuese, si çdo herë.