Dy artistët e njohur, Noizy dhe Loredana njihen për raportin e mirë që kanë me njëri-tjetrin.
Mirëpo përpos Loredanës, Noizy ka miqësi mjaft të mirë edhe me partnerin e saj, futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.
Pikërisht këtij të fundit, Noizy i ka bërë një surprizë të bukur gjatë një koncerti ku futbollisti ishte i pranishëm bashkë me Loredanën.
Teksa ishte duke performuar në skenë, Noizy iu afrua Adeyemit për ti vendosur në kokë plisin me flamurin shqiptar.
Pamjet janë bërë menjëherë virale ndërsa publiku e ka pëlqyer shumë veprimin e artistit.
