Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka publikuar një video të tij në Instagram, ku shihet duke e interpretuar një pjesë të këngës së tij të re.

Por, për publikimin e këtij projekti, ai u vendosi një kusht ndjekësve të tij.
“500.000 pëlqime, 100.000 komente nëse e doni shpejt”, shkroi reperi në postimin e tij, ku i ka bërë tag edhe kolegët e tij artistë Varrosi dhe Tayna, duke aluduar që edhe ata janë pjesë e këngës.
