Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin

23. Juni 2025

“Djali i dajës e goditi aksidentalisht” – mësohen detaje të reja rreth vdekjes tragjike të 4 vjeçarit në Ferizaj

23. Juni 2025

“Frikësohen nga suksesi im” – Modelja britanike tregon pse burrat nuk i afrohen

23. Juni 2025

I nxehti përvëlues pushton vendin, temperaturat deri në 38°C

23. Juni 2025

Vjedhje në Drenas – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave në foto

23. Juni 2025

Loredana në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzaninë?

23. Juni 2025

Enca ndez rrjetin, shfaqet para pishinës e ‘zhveshur’

23. Juni 2025

Izraeli godet burgun famëkeq iranian Evin

23. Juni 2025

Turqia tronditet nga vdekja e influencers së njohur, u dobësua në nën 23 kilogramë-qëndrimi në burg besohet t’i ketë shkaktuar çrregullimin

23. Juni 2025

Xhenetën s’e keni parë kështu kurrë, ish-banorja provokon “keq” në bikini

23. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Njohja e pasaportës së Kosovës i nxjerr telashe ministrit të jashtëm spanjoll
Botë

Njohja e pasaportës së Kosovës i nxjerr telashe ministrit të jashtëm spanjoll

13. Januar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Partia Popullore (PP) e Spanjës ka kërkuar paraqitjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Jose Manuel Albares, para Kongresit të Deputetëve për të dhënë shpjegime për vendimin për pranimin e pasaportës së Kosovës.

Kjo parti po ashtu ka pyetur Qeverinë nëse është ky “ndryshim qëndrimi” për shkak të ndonjë presioni apo kushti nga partnerët e saj të koalicionit.

Kështu thuhet në disa letra, të mbledhura nga “Europa Press”, në të cilat PP kërkon që Albares të paraqitet para Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit për të “shpjeguar ndryshimin e qëndrimit në lidhje me ‘marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën’, duke qenë se në prill 2023, Komisioni Evropian njoftoi se Spanja do të jetë i vetmi vend në zonën Schengen që nuk do të zbatojë marrëveshjen në fjalë”, raporton Klankosova.tv.

Kërkesa e PP-së u regjistrua të martën, pasi Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi të dielën e kaluar se Spanja e pranon pasaportën e Kosovës si të vlefshme që nga 1 janari. Mirëpo, Qeveria saktësoi se kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohje nga Spanja të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur.

Partia e udhëhequr nga Alberto Nunez Feijoo gjithashtu ka paraqitur në Dhomën e Ulët një sërë pyetjesh që qeveria e Pedro Sanchezit duhet t’i përgjigjet me shkrim, në të cilat ajo pyet se cila ishte arsyeja e marrjes së këtij vendimi dhe nëse i njëjti përfaqëson një “hap” drejt njohjes së Kosovës si shtet.

PP gjithashtu pyet nëse fakti që pasaporta kosovare tani është e vlefshme vjen për faktin se “atij po i bëhet presion apo po kushtëzohet nga partnerët e tij të koalicionit për të thyer qëndrimin e Spanjës të mbajtur që nga viti 2008”.

Në fund, ‘popullorët’ pyesin se sa shtete që Spanja nuk i konsideron të pavarura lëshojnë pasaportat e tyre dhe pranohen nga autoritetet spanjolle.

PP kritikon se, “edhe një herë”, siç ndodhi me mbështetjen për planin e Marokut për Saharanë Perëndimore, qeveria e Sanchezit ka modifikuar qëndrimin tradicional dhe spanjollëve u është dashur ta zbulojnë përmes mediave dhe rrjeteve sociale, “duke treguar përbuzjen e tyre për Parlamentin”.

Spanja
Share. Facebook
Previous ArticleTri këngë të Dua Lipës, marrin nga dy miliardë klikime
Next Article Edona – Ardit: T’kam pa në ëndërr, jam kënaq

Related Posts

Izraeli godet burgun famëkeq iranian Evin

23. Juni 2025

Izraeli sul’mon centralin bërthamor “Fordow” të goditur nga Amerika

23. Juni 2025

Sa gjatë do të mbijetonte njerëzimi nëse do të ndalonim së linduri fëmijë

23. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin

Read More

“Djali i dajës e goditi aksidentalisht” – mësohen detaje të reja rreth vdekjes tragjike të 4 vjeçarit në Ferizaj

Read More

“Frikësohen nga suksesi im” – Modelja britanike tregon pse burrat nuk i afrohen

Read More

I nxehti përvëlues pushton vendin, temperaturat deri në 38°C

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.