Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

9. Juni 2025

Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

9. Juni 2025

Ronaldo pas triumfit në Ligën e Kombeve: Do ta bëja çdo gjë për Portugalinë

9. Juni 2025

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

9. Juni 2025

Bardhi po vjen me një bashkëpunim

9. Juni 2025

Si t’i përballoni temperaturat e larta?

9. Juni 2025

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Fazliut, Kilajt e Smakajt

9. Juni 2025

Dalin pamje tjera nga skenat e videoklipit të Yllit dhe Taynas të këngës “Kitara”

9. Juni 2025

Këngëtarja flet për betejën me kancerin e gjirit: “Kam pasur ditën më të keqe”

9. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Shëndeti»Njihuni me ushqimet për agjërim sa më të shëndetshëm gjatë ramazanit
Shëndeti

Njihuni me ushqimet për agjërim sa më të shëndetshëm gjatë ramazanit

10. März 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit Iftarin dhe vaktin para lindjes së diellit Syfyrin. Kur vendosni se çfarë të konsumoni gjatë Ramazanit, mos harroni se Iftari dhe Syfyri ndihmojnë në mbajtjen e agjërimit tuaj përgjatë ditës.

Kështu që konsumimi i ushqimit dhe i sasisë së duhur, por gjithashtu edhe hidratimi janë të rëndësishëm për një agjërim të shëndetshëm. Bazuar në këshillat e dietologëve në Departamentin e Dietologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit, ju sugjerojmë disa këshilla për një agjërim të shëndetshëm.

Mos e shmangni Syfyrin

Thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit ky vakt bëhet edhe më i rëndësishëm. Prandaj ju nuk duhet të shmangni Syfyrin vetëm për të bërë disa orë gjumë më tepër. Trupi juaj mbështetet në këtë vakt për t’ju siguruar të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e mjaftueshme deri në Iftar. Për shkak të orëve të gjata të agjërimit, ka shumë mundësi të ndiheni të dehidratuar dhe të lodhur gjatë ditës. Për më tepër, shmangia e Syfyrit ju bën të konsumoni më tepër gjatë Iftarit. Gjë që mund të shkaktojë shtim jo të shëndetshëm në peshë.

Mos e teproni me ushqimin gjatë Iftarit

Iftari duhet të jetë një vakt i ekuilibruar dhe ushqyes, por jo një festë! Nuk është e pazakontë që agjëruesit të shpërblejnë veten me gatime të shijshme por shumë të yndyrshme ose me gatime me shumë sheqer. Edhe pse këto ushqime ju bëjnë të ndiheni mirë në një periudhë afatshkurtër, ato mund ta vështirësojnë agjërimin ditën tjetër. Në vaçanti konsumi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrë, mund të ngadalësojë procesin e tretjes dhe çojë në shtim të peshës.

Përveç shtimit në peshë, konsumimi i tyre shkakton plogështi dhe lodhje. Ju gjithashtu duhet të kufizoni marrjen e kripës, veçanërisht gjatë Syfyrit, pasi kjo shton etjen. Për të pasur një vakt sa më të shëndetshëm, provoni të përfshini ushqime nga të gjitha grupet kryesore të ushqimit. Si frutat, perimet, orizi, buka integrale, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe gjithashtu mishin e pulës dhe peshkun. Konsumimi i ushqimeve të pasura në fibra gjatë Ramazanit është ideal, pasi ato treten më ngadalë sesa ushqimet e përpunuara. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni të ngopur më gjatë.

Konsumoni sa më shumë ujë të jetë e mundur

Konsumi i ujit ndërmjet Iftarit dhe Syfyrit, zvogëlon rrezikun e dehidrimit gjatë agjërimit. Përpiquni të pini të paktën 8 gota ujë ose lëngje çdo ditë para agimit dhe pas perëndimit të diellit. Ato mund të jenë qumësht, lëngje frutash dhe supë, por uji është zgjedhja më e mirë. Ju gjithashtu duhet të eleminoni pijet me kafeinë, pasi ato kanë një efekt diuretik dhe nxisin humbjen e lëngjeve.

Syfyri
Share. Facebook
Previous ArticleNdarja mes tyre një lojë? Romeo dhe Heidi përballen me akuzat: Ia kanë helmuar mendjen
Next Article A i ka bërë buzët? Bes Kallaku bën lëmsh rrjetin

Related Posts

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

31. Mai 2025

Një shprehi për ta filluar mëngjesin mbarë

27. Mai 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

Read More

Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

Read More

Ronaldo pas triumfit në Ligën e Kombeve: Do ta bëja çdo gjë për Portugalinë

Read More

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.