Ronela Hajati sot u zgjua dhe vendosi të hidhte një kunjë në Instastory, duke thënë: “I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy-t”, shoqëruar me një selfie me buzëqeshje ironike.
Megjithatë, deklarata e saj mbi këtë njohur, duket se nuk u ka pëlqyer shumë komentuesve, të cilët thonë se Ronela duhet t’i bëjë publikë emrat, ndërsa të tjerë shprehen se kërkon vëmendje përmes një deklarate të tillë.
Komentues të tjerë aludojnë se vetë këngëtarja i mbështet, madje edhe “performon nëpër festat e tyre”.