Ish-ylli i Spice Girls është shpeshherë protagoniste në rrjete sociale përmes videove të ndryshme nga festimet familjare, videot me bashkëshortin David Beckham (si ajo me të mbathura që solli jo pak reagime virtuale), por një nga postimet e preferuar për Victoria-n mbeten videot për grimin e përditshëm.
Kështu, Victoria postoi në Instagram një video ku shpjegonte rutinën e kujdesit për lëkurën, teksa theksonte se ishte pa asnjë pikë make up-i. Njerëzit duket se nuk i kanë besuar pretendimet e Victoria-s dhe i janë “vërsulur” virtualisht me komente.
Mes 32 milionë ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram, në pjesën e komente ka plot të tillë që mendojnë se pretendimi i Vikit është një gënjeshtër.
“Ka grim në zonën e syve, goxha rimel. Mos i mashtro njerëzit,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër iu referua bashkëshortit të yllit të popit, David Beckham, duke thënë: “Ku është burri yt që të të thotë të thuash të vërtetën”