Një i ri nga Vlora është autori i zjarrvënies së makinës “Ferrari” të Noizy-t, i cili në dëshminë e tij ka thënë se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar.
Sipas News24, i riu deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano.
Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër.
Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.