Sot shënohet shënohet përvjetori i parë i s’ulmit terror’istserb në Banjskë.
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.
Kështu pati bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufi në një konferencë për media, i cili njoftoi se aktakuzë është ngritur ndaj 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast.