Një vallëzim dhe një dedikim prekës, videoja e Shakirës me të atin bëhet virale
Këngëtarja, Shakira është njëra ndër më të famshmet dhe më të talentuara, me muzikën e saj që nuk njeh kohë.
Së fundmi, babai i saj festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi urimin dhe fotografitë nga festa në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar një tjetër video, ku shfaqet duke kërcyer e lumtur me të atin, krahas videos, i ka bërë një dedikim emocionues.
“Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do, ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale”, ka shkruar Shakira.
Më pas këngëtarja shkruan se gjithçka e rëndësishme nuk zh.duket, edhe me kalimin e kohës, ndaj vallëzimin e tyre nuk e ndal askush.
“Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi!”, përfundon këngëtarja.