Artistja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka publikuar albumin e saj muzikor të titulluar “Trilogji”.
Lajmin për publikimin e këtij albumi e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, duke thënë se është bërë një punë e palodhshme.
“Një udhëtim plot pasion, punë të palodhshme dhe magji”, ka shkruar ndër të tjera Elvana Gjata.