Studentja nga Serbia, Sofija Kostiq, është bërë cak i talljeve në rrjetet sociale pas konferencës së Lëvizjes Studentore Serbe, ku u diskutua për problemet e të rinjve dhe zgjidhjet që do t’i mbanin ata në Serbi.
Në pjesën hyrëse të prezantimit të saj, Sofija foli për planin e ndihmës për studentët, fermerët dhe zejtarët dhe më pas vendosi të shpjegojë në mënyrë grafike nevojën për të ndihmuar zejtarët e vegjël.
Sofia hoqi këpucën dhe filloi fjalimin e saj:
“Nëse e thyeja këtë takë duke ardhur në këtë konferencë, më thuaj, ku do ta rregulloja? Nuk keni përgjigje. E dini pse? Sepse zanatet tona po na shuhen. Sepse nuk kemi këpucarë, rrobaqepës apo gëzofë. më”, tha ajo.
Nuk kaloi shumë kohë që video u bë hit në rrjetet sociale, me komente të shumta.