Mjekët po paralajmërojnë për një simptomë më pak të njohur që shfaqet në vesh, e cila mund të tregojë kancerin e fytit
Sipas National Health Service (NHS), dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje.
Shpesh përkon me një dhimbje të fytit dhe mjekët thonë se që të dyja janë të lidhura.
“Edhe pse dhimbja vjen nga fyti, e ndien në vesh sepse nervat janë të ndërthurura në kokë dhe qafë. Konkretisht, ai nerv quhet nervi i Arnoldit. Nervi i Arnoldit i jep ndjesi vetë veshit, kështu që kur keni diçka që shkakton dhimbje në fyt, ajo dhimbje ndihet edhe në veshin tuaj”, thotë mjeku Ryan McSpadden, nga Roswell Park Comprehensive Cancer Centre.
Vetëkuptohet që dhimbja e veshit zakonisht nuk është shenjë e një sëmundjeje kërcënuese për jetën.