Kosova më 6 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është gati ta presë Kombëtaren e Greqisë, me të cilën ndeshet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përballja ndërmjet Kosovës e Greqisë luhet të enjten, nga ora 20:45, derisa në ekspeditën greke pritet të jetë edhe një futbollistë shqiptar, i cili vendosi të mos e prezantojë Shqipërinë, por Greqinë.
Trajneri i kombëtares helene, John van ‘t Schip, ka grumbulluar për sfidën me Kosovën lojtarin e Fortuna Sitardit në Holandë, Lazaros Rota.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Greqi, do të ketë mundësinë e debutimit me kombëtaren helene.
Kujtojmë rastet e Fiorin Durmishajt dhe Mario Vrushajt, të cilët edhe pse debutuan me Greqinë nuk arritën kurrë të stabilizoheshin në formacionin bazë të kësaj kombëtareje