Gresa dhe Gjesti kanë pasur një debat të ashpër për shkak veprimeve të Xhenetës.
Kjo e fundit ishte prekur për shkak një videoje, ku u pa Xuxi teksa thoshte se “nuk dihet se pse e ka lënë nëna, familje e degjenerume”, nga e cila Xheneta u prek fort, sa shpërtheu në lot.
Pas kësaj banorët i qëndruan pranë, por Gresa i përmendi një veprim që sipas saj nuk është normal.
E përmendi rastin se si Rezi e goditi në të pasme.
“Unë i kam thënë edhe Xuxit që nuk është normale kjo, por nuk është normale me leju me ta hi dikush në bothë edhe me i thanë tani po i mungon shtëpisë. Asnjana nuk është normale. Viktimizime jo, drama jo”, i tha Gresa Gjestit në oborr.
Madje Gresa i kërkonte llogari Gjestit se pse nuk reagoi për Xhenetën edhe në rastin e Rezit, pasi sipas saj të dyja rastet nuk falen.