Shkencëtarët kanë zhvilluar një pastë të re dhëmbësh që tregon potencial për të parandaluar reaksionet e rënda alergjike tek të rriturit që janë alergjikë nga kikirikët.
Një provë klinike në fazën e hershme testoi nëse 32 të rritur me alergji nga kikiriku mund t’i lajnë dhëmbët në mënyrë të sigurtë me pastë dhëmbësh, e cila përmban sasi të vogla të proteinave të kikirikut. Shpresa është që futja e sasive të vogla të kikirikëve në trup me kalimin e kohës do të ndihmojë sistemin imunitar të mësohet me alergjenin dhe të reduktojë reagimet e rënda.
Të rriturit në provë e përdorën pastën e dhëmbëve një herë në ditë për rreth 11 muaj. Në fund të studimit, asnjë nga pjesëmarrësit nuk përjetoi reaksione të rënda ose anafilaksi – një përgjigje alergjike e karakterizuar shpesh nga vështirësi në frymëmarrje, ënjtje në fyt, lëkurë të zbehtë, buzë blu, të fikët ose marramendje.