Pronarit të lokalit ku dyshohet se u helmuan mbi 200 persona në komunën e Malishevës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Kjo i konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënsi Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj.
“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ka thënë Muqaj