Tesla është një prodhues që shumë amerikanë e perceptojnë si krenari të industrisë së tyre të veturave, por praktika tregon se ky respekt shkon përtej kufijve.
Kjo është më e dukshme në pikëkalimin kufitar Columbia Solidarity midis Teksasit dhe Meksikës, ku pala meksikane ka hapur një korsi të veçantë për veturat elektrike Tesla dhe furnizuesit e saj. Ky është rezultat i një marrëveshjeje mes Teslas dhe shtetit meksikan Nuevo Leon, shkruan Bloomberg.
Duket e çuditshme, veçanërisht pasi Tesla dhe Elon Musk mburren se veturat tyre janë prodhuar në Amerikë me pjesë lokale. Megjithatë, shumë pjesë vijnë edhe nga jashtë, ndaj nuk duhet të jetë çudi që një regjim i tillë është futur në kufi.
Bloomberg shkruan se ky nuk është një vendkalim kufitar shumë i ngarkuar, ndaj këtu kamionët nuk presin më shumë se 20 minuta për të kaluar kufirin. Kjo është arsyeja pse hapja e një korsie të veçantë është një lloj lëvizjeje politike me të cilën shteti meksikan dëshiron të inkurajojë investimet dhe zgjerimin e mëtejshëm në industrinë e automobilave, veçanërisht kur bëhet fjalë për furnitorët meksikanë. Aktualisht, gjashtë furnizues kryesorë nga Meksika punojnë për Tesla, duke përfshirë ZF-në gjermane, e cila ka objekte atje.
“Ne duam një tranzicion më të shpejtë dhe më efikas. Dhe ndoshta do të prezantojmë një korsi për një kompani tjetër siç bëmë për Teslan”, tha ministri lokal i ekonomisë, Ivan Rivas. /autoblog