Të gjithë flisnin për sherrin e Taynës dhe Dafinës, por askush nuk e kishte të qartë idenë pse vajzat kanë kaq urrejtje të madhe për njëra tjetrën.
Në fakt kjo histori doli sheshit në momentin që filluan disset kundrejt njëra tjetrës. Por çdo gjë fillon për një arsye, të cilën sapo e kanë zbuluar mediat. Burime pranë Taynes dhe Dafinës kanë treguar se sherri mes vajzave ka filluar pikerisht në një koncert jashtë vendit.
LEXO EDHE:
Pas diss-it të Taynes, Dafina bëhet shoqe me Melinden
Një rregull i pashkruar në muzikë është që këngëtari më i vjetër duhet të performoj i dyti dhe hapjen e koncertit e bën këngëtari më i ri. Kjo marrëveshje funksiononte edhe për Dafinën e Taynën. Por është zbuluar që në një koncert pronari i diskotekës ka kërkuar të qëndronte Tayna e dyta dhe koncertin ta hapte Dafina. Gjë që të cilës nuk i ka pëlqyer aspak, por më tepër e ka mërzitur fakti që Tayna ishte shumë dakort me këtë zgjedhje dhe “i zuri vendin” Duffyt.
Kaq mjaftoi që mes tyre të përfundonte jo vetëm bashkëpunimi por edhe miqësia.
Tani vazhdoni shijoni disse-t ose kur bëheni nostalgjik hapni “Bye bye” se Taynan e Dafinën bashkë vështirë se do ti shohim më!