Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se derisa ishte në një park, një person i panjohur me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 15.03.2024 – 09:55. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ishte në park, një person i panjohur me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, njofton policia./A