Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dyshohet të jetë dhu’nuar të martën në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë ajo dyshohet se është dhu’nuar nga pronari i një shtëpie të cilën do ta merrte me qira.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merrte me qira) është sulmuar sek’sualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.