Emina Çunmulaj në bashkëpunim me fondacionin “Një fundjavë ndryshe”, arriti të ndërtojë një shtëpi të re për një familje në nevojë.
E gjithë kjo punë e madhe, u shpërblye me rahatinë që kjo familje do të kenë tash e tutje.
Lajmin e ndau Emina në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehet shumë e lumtur.
LEXO EDHE: Qumili: Sot është ditëlindja ime, i mbusha rrumbullak 63 vjet
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
“Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt. Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme. Faleminderit që më ndihmuat të realizoj ëndrrat në shumë familje në nevojë”, shkruan ajo ndër të tjerash në postimin e saj.