Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.
Dyshja është në pritje të një bebushi, ku lajmi i ëmbël është ndarë përpara disa ditësh nga çifti.
Kohëve të fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë:
“Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”