Pasi zgjodhi pjesërisht problemet me drejtësinë duke e rifituar lirinë, Noizy i është rikthyer rutinës.
Ai përpos që po mban koncerte të parapara të tij, po e shijon jetën e natës edhe si spektator.
Në një nga performancat e fundit të Ledrit në jug, ai e ka postuar kolegun e tij me një mbishkrim interesant.
‘Një dhe i vetmi’, është shprehur ai duke dëshmuar në këtë formë respektin që ka për Ledrin.
Të dy djemtë patën një sezon me hite në diskografinë muzikore të cilat nuk i kanë shndërruar në rivalë të egër por në miq me njëri-tjetrin.