Një 22-vjeçare e vde/kur në aksid/entin në Artanë, në mesin e të lën/duarve ka edhe fëmijë
Një aksi/dent me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Stanishor të Komunës së Novobërdës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sipas hetimeve të para veta/ksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur duke rënë jashtë rrugës.
“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksid/enti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë-Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë në veturë me katër anëtarë të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijët dhe dyshohet se për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën vik/tima F.K.SH., rreth 22-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipet mjekësore është konfirmuar vd/ekja e vik/timës.
Të lën/duarit e tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.