Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për një spektakël të vërtetë muzikor, duke ngjitur në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të rinj premtues në skenën muzikore.
Ky edicion i festivalit do të jetë një kombinim i talentit të artistëve të mëdhenj dhe zërave të rinj.
Në mesin e tyre është edhe Nita Latifi, e cila e konfirmoi pjesëmarrjen me anë të një fotografie në “Instastory”.
“Njereez, kete vit jam ne Festivalin e kenges ne RTSH!”, shkroi ajo.