Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Kosova ndalon katër pjesëtarë të MPB-së serbe, Beogradi reagon me akuza për hakmarrje politike

14. Juni 2025

“Sentinel” shpëton gra nga kanceri i gjiri, 22 paciente i shpëtojnë heqjes së gjirit në QKUK

14. Juni 2025

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

14. Juni 2025

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

14. Juni 2025

Distria e jashtëzakonshme, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

14. Juni 2025

Rrokaqielli në Dubai përfshihet nga flakët, evakuohen 4 mijë banorë evakuohen

14. Juni 2025

Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2

14. Juni 2025

Gjesti ndez Nju Jorkun me një surprizë virale, rojtari i sigurisë nuk i reziston dot ritmit në skenë

14. Juni 2025

“Teherani do të digjet”, kërcënimi i fortë i ministrit izraelit të Mbrojtjes pas sulmeve iraniane

14. Juni 2025

Horoskopi për sot

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Nisni mëngjeset me çaj kamomile
Shëndeti

Nisni mëngjeset me çaj kamomile

15. März 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kamomili është përdorur si ilaç tradicional për mijëra vjet për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut.

Ai është konsideruar si një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura. Disa studime kanë treguar se kamomili i përdorur në kombinime me bimë të tjera, mund të ketë përfitime shëndetësore. Megjithatë, si me çdo produkt të kombinuar, është e vështirë të thuhet se çfarë përfitimi vjen nga secila bimë.

Por është parë se kamomili i përdorur me ilaçe të tjera bimore i ka lehtësuar shqetësimet e stomakut, urthit, të përzierat dhe të vjellat. Përzierjet me kamomil duket se ndihmojnë edhe fëmijët me dhimbje barku.

Shpëlarja e gojës me kamomil mund të lehtësojë plagët në gojë të shkaktuara nga trajtimet e kancerit. Disa hulumtime tregojnë se kamomili mund të ndihmojë edhe në raste të tjera, si përshembull kur bëhet fjalë për diarre te fëmijët, hemorroidet, në probleme të ankthit dhe të pagjumësisë.

Kur përdoret në lëkurë, kamomili mund të ndihmojë në qetësimin e acarimeve të lëkurës dhe në shërimin e plagëve. Disa studime kanë dokumentuar se ai mund të jetë aq efektive sa kremi hidrokortizon që përdoret për ekzemat.

Sa kamomil duhet të marrim?

Nuk ka asnjë dozë standarde se sa kamomil duhet të përdorim. Studimet kanë përdorur 400 miligram deri në 1.600 miligram kamomil në ditë në formë kapsule. Forma më e zakonshme e përdorimit të kamomilit është përmes çajit dhe disa njerëz pinë një deri në katër gota në ditë me çaj kamomili.

Mund të merret kamomil natyral nga ushqimet?

Lulet e kamomilit janë një përbërës i zakonshëm në çaje. Ato janë përdorur edhe si aromatizues në ushqime të tjerë dhe në pije.

Cilat janë rreziqet e marrjes së kamomilit?

Efektet anësore. Shumica e ekspertëve thonë se kamomili është një produkt i sigurt. Ai megjithatë mund të shkaktojë marramendje dhe, në doza të mëdha, të vjella. Kamomili gjithashtu ka potencial për të shkaktuar reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj bimëve të ngjashme me kamomilin, që bëjnë pjesë në familjen e margaritave, edhe pse reagime të tilla janë shumë të rralla. Nëse jeni alergjik nga këto bimë, shmangni bimë, si: kamomili, selinoja, margaritat, kumaku apo krizantemat etj. Të lyeni lëkurën me krem kamomili mund të shkaktojë ekzema alergjike dhe të irritojë sytë. Efektet e përdorimit afatgjatë të kamomilit nuk janë të njohur.

Rreziqet

Bëni kontrolle te mjeku para se të përdorni kamomil nëse keni ndonjë problem shëndetësore. Kamomili përmban një sasi të vogël të kumarinit, i cili mund të ketë efekte të lehta në hollimin e gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta dhe për periudha të gjata kohore. Ndaloni përdorimin e kamomilit dy javë para operacionit, për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndërveprimet e tijn të mundshme me drogat e anestezisë.

Ndërveprimet

Nëse merrni ndonjë ilaç, bisedoni me mjekun para se të filloni përdorimin e suplementeve të kamomilit.

Kamomili mund të ndërveprojë me qetësuesit, holluesit e gjakut, ilaçet antitromobocitare, aspirinën, qetësuesit e dhimbjeve si ibuprofeni dhe naproxen-i dhe ilaçet e tjerë, shkruan shije.al. Kamomili mund të ndërveprojnë edhe me suplemente të tjerë apo produkte të tjerë ushqimorë, si përshembull hudhra dhe sanëza. Duke pasur parasysh mungesën e provave në lidhje me sigurinë e tij afatgjatë, kamomili nuk është i rekomanduar për gratë shtatzëna ose me fëmijë në gji.

Është mirë të bisedoni me një pediatër para se t’u jepni foshnjave dhe fëmijëve kamomil.

 

Kamomil
Share. Facebook
Previous ArticleGrenell del me reagim: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për …
Next Article U tha se është shtatzënë, vjen reagimi nga Lotina

Related Posts

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

31. Mai 2025

Një shprehi për ta filluar mëngjesin mbarë

27. Mai 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Kosova ndalon katër pjesëtarë të MPB-së serbe, Beogradi reagon me akuza për hakmarrje politike

Read More

“Sentinel” shpëton gra nga kanceri i gjiri, 22 paciente i shpëtojnë heqjes së gjirit në QKUK

Read More

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

Read More

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.