Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka berë të ditur se ka nisur zyrtarisht sezoni ngrohës 2024/2-25 në Prishtinë.
Ai uroi për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm.
“Nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin. Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë” – u shpreh kryetari Rama.
Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, shto se janë i rreth 1 mijë objekte banesore të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe totale prej rreth 2.800.000 m², nga të cilat rreth 2.200.000 m² janë aktualisht aktive.